Në listën e zezë të kriminelëve të kërkuar ka nga Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Sllovenia dhe Bosnja
Thuhet shpesh se shqiptarët janë kriminelët më të regjur dhe më të rrezikshëm në europë. Por nga të dhënat zyrtare të Policisë Europiane Europol nuk rezululton të jetë kështu. Pikërisht nga Vjena është publikuar sot lista e personave më të rrezikshëm të Europës dhe më të kërkuarit. Në listë nuk ka asnjë shqiptar, ndërkohë që rajonin tone, kryeson Serbia.
I pari në listë është natyrisht i kryekërkuari, një nga krerët e sulmeve terroriste në Paris, ku u vranë 130 persona; Abdeslam Salah. Në listë ka krerë të mafia-s italiane, asaj korsikane e marsejeze, por edhe spanjollë. Në top-listën qëndron dhe e vetmja femër, 29 vjeçarja finlandeze, Cecilia marina Kettunen, e akuzuar për mashtrim financiar.
Siç bën të ditur agjencia serbe e lajmeve Tanjug, lista u është shpërndarë 22 vendeve europiane, përkatësisht në : Austri, Belgjik, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Britani e Madhe, Itali, Kroaci, Letoni, Lituani, Luksemburg, Holandë, Poloni, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanj, Suedi, Republika Çeke, Hungari dhe Qipro.
Në vendin e dytë është Mirzet Bronja, shtetas serb i kërkuar për trafik droge në Danimarkë dhe për posedim të paligjshëm të armëve. Gjurmët e tij, humën në vitin 2012, kur ai u arratis nga departamenti i psikiatrisë të një spitali në Danimarkë.
Në listë ndodhet gjithashtu Izet Ajdinoviç, qytetar serb i lindur në vitin 1971, i cili ndodhet në arrati për më shumë se dy vjet. Ai është i akuzuar si pjesëmarrës në një organizatë kriminale dhe për: mashtrim, rrëmbim, si dhe besohet se kanë marrë pjesë në grabitje të armatosur ndaj një familjeje në Luksemburg, në vitin 2013.
Çmimi prej 10,000 € është ofruar për çdo informacion në lidhje me Hiqmet Lufaj, me origjinë nga Kosova, i cili në vitin 2009 vrau me thikë një oficer policie në Austri, si dhe për grabitje me armë dhe sulm mbi një person i cili u përpoq për të ndaluar atë.
Lista përfshin kroatin Bojan Dragiçeviç, një malazez, Zheljko Bojaniç, sllovenin Darjan Jeshovnik dhe Radomir Çvijanoviç, i cili posedon si pasaportë të Bosnjës dhe Hercegovinës por edhe Sllovenisë.