Nigel de Jong, Nocerino dhe Luiz Adriano janë tre futbollistët që skuadra e Milanit i ka nxjerre në shitje
Tre futbollistët me sa duket nuk janë më të pëlqyer nga trajneri i kuqezinjve, Sinisa Mihajlovic, i cili ka vendosur t’i largojë nga skuadra.
Ndërkohë, për tre futbollistët kanë shprehur interes skuadra të tjera. De Jong pritet të kaloje në MLS te LA Galaxy, Nocerino në Orlando, ndërsa për Luiz Adrianon janë të interesuar skuadra kineze.