Një qytet dhe shumë kisha me emrin Shën Albani – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një qytet dhe shumë kisha me emrin Shën Albani

14:23 | 24/06/2016
në Bota
0

Nga Arben Llalla

Për herë të parë emrin Alban na e tregon gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu, por faktet e fundit tregojnë se këtë emër e shohim përsëri jo në Iliri ose Arbëri, por shumë larg, në Britaninë e Madhe diku rreth viteve 300.

2

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

(Ka shumë mendime që ngjarja të ketë ndodhur midis viteve 251-257, gjatë sundimit të Britanisë nga Decius ose Valeria, por ka një gojëdhënë se mundet edhe në vitin 209, kur Britania ishte nën pushtimin e perandorit Septimus). Fjalë është për Shenjtorin me emrin Alban (Shën Shqiptari), që u martirizua, sepse ishte i krishterë dhe kjo nuk është gënjeshtër, as mashtrim, por një ngjarje e vërtetë historike që ka ndodhur në fillim të përhapjes së krishtërimit, për martirin e parë të saj. Sot shumë kisha, manastire, organizata fetare e shkolla mbajnë emrin Shën Albani ose Albans.

3

Emërtimi i këtyre lidhet me një ngjarje të ndodhur në Anglinë qendrore dhe pikërisht në qytetin e quajtur dikur Verlamion, sot Saint Albans. (Qyteti Verlamion ishte themeluar nga një britanik me emrin Iton Age, pas pushtim romak të Britanisë në vitin 43, ky qytet u quajt Verulamium dhe u zgjerua shumë).

Nuk dihet saktë për familjen e shenjtorit Alban, por dihet se ai jetonte në shtëpi dhe jo kasolle skllave, pra i përkiste një familje ushtarake romake, sepse në disa raste figura e tij na tregohet me veshje ushtarake romake.

Ndoshta ndonjë familje romake e vendosur në këtë qytet duhet ta ketë pasur prejardhjen nga Albania (Shqipëria) dhe ka ruajtur emrin e vendit amë, por këto mbeten vetëm hipoteza. E rëndësishme është se kemi një shenjtor dhe një qytet me emrin Alban. Zanafilla e daljes në pah të emrit Shën Alban fillon në fillim të viteve 200 ose 300.

1

Një ditë në shtëpinë e Albanit, i cili ishte qytetar romak troket një prift i quajtur Amphibalus, të cilin e ndiqnin ushtarët romakë, sepse predikonte krishtërimin. Ai e fsheh priftin për disa kohë në shtëpinë e tij. Gjatë qëndrimit prifti kryente lutjet fetare, Albani duke parë përkushtimin e klerikut ndaj Zotit i lutet priftit për ta pagëzuar në të krishterë pasi ishte pagan.

Ndjekësit e priftit mësojnë se ai fshihej në shtëpinë e Albanit dhe shkojnë për ta arrestuar. Para se të vinin romakët për kontroll, Albani për të mbrojtur priftin vesh teshat e tij duke ofruar veten në duart e ushtarëve me rrezikun e dënimit me vdekje.

6Katedralja e Saint Albans

Ushtarët romakë e arrestojnë Albanin në vend të priftit të vërtetë dhe e dërgojnë para gjyqit.

Gjatë gjykimit gjykatësi vërteton se i arrestuari nuk ishte prifti që kërkonin, por një njeri krejt tjetër, i cili ishte paraqitur si prift.

7

Gjykatësi e pyet Albanin se përse ka zgjedhur të fshehë një rebel? Për këtë shkak mund të dënohet me vdekje dhe nga cila familje vinte?

Shenjtori u përgjigj: “Kjo çështje ju shqetëson juve!? Po ju them se jam i krishterë.”

Atëherë gjykatësi këmbëngul për emrin e familjes që i përkiste. Albani i thotë se prindërit e thërrisnin Alban dhe i besojnë të vetmit Zot që ekziston, krijuesit të vërtetë që ka krijuar çdo gjë.

9

Gjykatësi pasi dëgjon këto fjalë dhe kuptoi se çdo torturë ishte e kotë që Albani të tërhiqej nga besimi krishterë e dënoi me prerje koke. Kur mësoi Albani se ishte dënuar me vdekje, u gëzua dhe falënderoi Zotin, sepse mbeti besnik i besimit të tij të krishterë.

Duke shkuar drejt vendit të ekzekutimit Albani pa njerëzit e shumtë që ishin mbledhur mbi urën që kalonte një lum dhe u afrua buzë lumit, ngriti sytë nga qielli dhe iu drejtua Zotit të plotfuqishëm që uji të zmbrapset duke lënë shtratin të thatë për të kaluar në anën tjetër. Kjo dëshirë e Albanit u plotësua nga Perëndia. Të pranishmit u habitën nga kjo mrekulli bashkë me ta edhe ekzekutuesi, i cili e flaku shpatën tej dhe nxitoi për te Shën Albani. Ai u lut që në vend të njeriut të shenjtë, t’i pritej koka atij.

Atëherë u gjet një ekzekutues i dytë, i cili pasi i preu kokën Albanit, vrau edhe xhelatin që kishte refuzuar urdhërin e gjykatësit. Pasi kreu këto dy vrasje ekzekutuesit i dolën sytë nga vendi.

Pas disa ditësh u kap prifti që kishte strehuar Shën Albani, i cili po ashtu u vra.

Pas pak kohe gjykatësi dëgjoi për mrekullitë që kishin ndodhur nga lutjet e Shën Albanit dhe urdhëroi menjëherë ndërprerjen e përndjekjeve të njerëzve që besonin në Krisht dhe të respektohej figura e tij.

4

Varri i Shën Albanit u kthye në vend të shenjtë ku shumë njerëz të sëmurë gjenin shërim. Atje ku dyshohet se u pre koka e Shën Albanin është ndërtuar Katedralja e Saint Albans dhe brenda saj gjendet varri me disa pjesë nga trupi i tij.

Ndërsa në faqet e kodrës u ndërtua pas shumë vitesh qyteti Saint Albans Abbey, vetëm disa kilometra në veriperëndim të Londrës.

Sot ka me dhjetëra kisha katolike dhe ortodokse që mbajnë emrin Shën Alban në të tërë botën, figura e këtij martiri të parë të krishterimit në Britaninë e Madhe respektohet. Dita kushtuar aktit të flijimit të tij është 22 qershori, kjo datë fetare festohet në shumë vende perëndimore si Britani, Gjermani, Holandë, Danimarkë, e gjetkë.

Nuk besoj se është rastësi që një martir i krishterimit në shekujt I-II ka emër shqiptari, pa pasur lidhje gjaku dhe gjuhe me Shqipërinë. Për fat të keq historia e Shën Albanit nuk njihet nga historigrafia shqiptare.

8Panairi britanik i Shën Albanit

Etiketa: arben llallaArbëriBritania e MadheIliriKlaud PtolemeukrishtërimSaint Albans AbbeyShën Albani

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Manjani: Gjin Gjoni, jashtë votimit në KLD për kreun e Apelit

Ankesat e magjistrantëve/ Manjani: Të shkojnë ku i cakton republika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com