Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin e përjavshëm me kryetarin e parlamentit Ilir Meta në kryesinë e Kuvendit. Çështja më e rëndësishme e këtij takimi është Reforma në Drejtësi
Takimi vjen një ditë pasi kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi iu drejtua zyrtarisht kreut të Kuvendit, Ilir Meta përmes një letre, ku i kërkonte Konferencës së Kryetareve të marrë dy vendime të rëndësishme, të përfshijë në kalendar paketën ligjore të Reformës në Drejtësi.
Kërkesa e Partisë Socialiste për të përfshirë në kalendarin e kuvendit draftin e Reformës në Drejtësi, është konsideruar si provokim nga ana e PD- së.