Autoritetet belge kanë arrestuar një person, pasi dyshohej se po përgatiste një atentat terrorist në një qendër tregtare ku u dha alarmi për bombë. I dyshuari i telefonoi vetë autoriteteve duke i’u komunikuar se kishte një sasi lënde shpërthyese në trup dhe se do të hidhte veten në erë.
Në vendin e ngjarjes, kanë mbërritur menjëherë forcat e sigurisë, por pas arrestimit të personit në fjalë nuk kanë gjetur eksploziv. Megjithatë një skuadër speciale për çaktivizimin e bombave është vendosur për të kontrrolluar hollësisht qendrën tregtare.
Rrugët përreth qendrës tregtare “City 2” janë mbyllur.