Avioni i përfaqësues shqiptare të futbollit ka bërë ulje të detyruar. Shkak për këtë është bërë moti i keq që ka përfshirë Francën.
Kombëtarja ishte nisur sot nga Lioni për në qendrën stërvitore Peros Guirec. Lojtarët kuqezi pjesën e mbetur të rrugës, rreth 150 km, do ta bëjnë me autobus.