Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj Armando Prengës, ku kanë dëshmuar efektivi i Shqiponjave Dritan Beqiraj dhe një roje private në spitalin e Laçit, Pashk Çoku.
Efektivi i shqiponjave dëshmoi për një konflikt verbal të Prengës me dy persona që kishin shkuar për mjekim në spitalin e Traumës.
“Natën e ngjarjes Armando Prenga ka patur një konflikt verbal në spitalin e Traumës, me dy persona qe kishin ardhur për mjekim. I kërkuam ta dërgonim në një vend të sigurtë” pohoi ai.
Në seancën e radhës pritet të dëshmojnë tre anëtarë të familjes Cali.