I riu Klevis Cani ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ky është informacioni zyrtar që policia publikoi disa minuta pas ngjarjes.
Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15, ku në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Elbasan, është dërguar i dëmtuar me thikë Klevis Cani banues në Elbasan, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa burime pranë 27.al bëjnë me dije se i riu është dëmtuar në krahë dhe do t’i ndënshtrohet një operacioni. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skënderbeu. Ende nuk dihen rrethana se si ka ndodhur plagosja.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.