Moti i keq ka sjell reshje shiu dhe dëbore në vend. Në Llogara reshjet e dëborës kanë mbuluar të gjithë zonën dhe situata ka filluar të përkeqësohet që në orët e para të mëngjesit. Aksi rrugor që përshkon këtë zonë është i hapur për te gjithë automjetet ndërkohë që trashësia e dëborës është deri në 10 cm.
Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë problem në zonë. Rrugët janë të kalueshme dhe pa zinxhir dhe goma dimërore. Por, ARRSH bën thirrje që qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të marrin masa pasi pritet vështirësi në orët e ardhshme