Një sherr masiv raportohet se ka ndodhur në Velipojë. Burime bëjnë me dije se 4 persona kanë dhunuar dhe kërcënuar me armë një 22- vjeçar.
Deri tani në hetim janë vënë personat e identifikuar me iniciale H. R. 61 vjeç, E. R.23 vjeç dhe R. R. 20 vjeç , të 3 banues në Velipojë, ndërsa është shpallur në kërkim i riu i identifikuar me iniciale M. R. 22 vjeç, banues në Velipojë.
Perosnat në fjalë pasi kanë goditur me grushte, dyshohet se e kanë kërcënuar me armë K. S. 22 vjeç, banues në Velipojë.
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje. Pritet që të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të të shoqëruarve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e incidentit.