Ushtria ruse po shkatërron çdo gjë i del përpara në Ukrainë dhe si pasojë bilanci i të vdekurve rëndohet, ndërsa banorët vrapojnë të tmerruar për të shpëtuar jetën e tyre dhe të familjarëve.
Ndërkaq, pamje tmerruese publikohen nga situata në Ukrainë. Për 2 ditë rresht po përballemi me foto e video të tmerrshme, një shembull tipik është ai i transmetuar nga Bloomberg, i cili tregon një fëmijë nga Ukraina me lot në sy duke thënë: “Nuk dua të vdes”. Në video shihet vajza duke qarë teksa thotë “Nuk dua të vdes, dua që gjithë kjo të mbarojë sa më shpejt. Unë u zgjova në mëngjes nga një zhurmë e madhe”.
Qytetarët ukrainas po jetojnë një makth. Brenda pak orësh ata u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për të gjetur një strehë të sigurt dhe për t’i shpëtuar sulmit rus. Fëmijët e vegjël dhe të moshuarit janë në dëshpërim, duke qarë para kamerës, nga frika e vdekjes.
“I don’t want to die.”
Ukrainians are seeking safety after Russia’s invasion, with some fleeing the country and finding shelter. Parents are left trying to explain the violence to their kids https://t.co/ujqOFOEUOS pic.twitter.com/UCngbwe1yx
— Bloomberg Quicktake (@Quicktake) February 25, 2022