Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me videon e publikuar në rrjetet sociale ku shihet një automjet që nuk i hap rrugën zjarrfikëses për të shkuar në vendngjarjen e një aksidenti. Policia bën me dije se ka mundur të identifikojë drejtuesin e mjetit, i cili është 25-vjeçarin me inicialet F. Rr, banues në Vlorë.
Ndaj 25-vjeçarit që u bë pengesë për mbërritjen e shpejtë të zjarrfikëses tek aksidenti, ku si pasojë humbi jetën një person, i është vënë edhe një gjobë prej 40.000 lekë të reja si dhe pezullimi i lejes së drejtimit për 24 muaj.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Digjital çdo paligjshmëri duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.