Që nga mëngjesi i kësaj dite sulme dhe humbje jete po regjistrohen në Ukrainë, ndërsa bilanci vazhdon e thellohet. Sakaq, vetëm pak minuta më parë Shërbimet emergjente në Ukrainë kanë njoftuar se një aeroplan ushtarak ukrainas me 14 pasagjerë është rrëzuar afër kryeqytetit Kiev.
Agjencia e njohur e lajmeve AFP nuk dha ndonjë hollësi tjetër për këtë rast. Forcat ukrainase më parë kanë thënë se kanë vrarë 50 rusë dhe kanë rrëzuar pesë aeroplanë e një helikopter rus. Ndërsa raportohen të vrarë edhe 40 ushtarë ukrainas.
Ndërkohë qytetarët ukrainas në panik vazhdojnë me përpjekjet për t’u larguar nga Kievi, ku situata është më e trazuar dhe të gjithë ata janë në rrezik