Një tjetër rast i ngacmimit seksual është raportuar në Durrës. Burime policore bëjnë me dije se 20-vjeçari i identifikuar me iniciale K.V., ka ngacmuar seksualisht një të mitur në moshën 14-vjeçare.
I riu do të përballet me akuzat për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”.
Gjithashtu ai do të merret në pyetje nga policia e Durrësit, për të zbardhur të plotë ngjarjen.
Ndërsa, materialet për këtë vepër penale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.