Gjatë takimit me demokratët e Kamzës, kreu i Partisë Demokratikie, Lulzim Basha, është shprehur se ditën e mërkurë e ka radhën kryeministri Rama të paraqitet para Komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve. Basha tha se komisioni për hetimin e inceneratorëve është një punë e jashtëzakonshme, ku ka vënë para përgjegjësisë nga i pari tek i fundit.
“Po kjo, 430 milionë euro. Kur filluam të flisnim për aferën, a kurset e opozitës, kështu e ka opozita, shikoni si ditë për ditë po dalin faktet. Besoj e keni ndjekur komisionin e inceneratorëve, punën e jashtëzakonshme, që po bëjnë përfaqësuesit tanë në atë komision nga drejtuesja e komisionit nënkryetarja e partisë Jorida Tabaku, e cila në mënyrë të patrembur i ka vënë para përgjegjësisë nga i pari të i fundit deri te dita e fundit e kësaj jave, dhe javës tjetër fillojmë me politikanët, të mërkurën e ka radhën Edi Rama të vijë para komisionit” – u shpreh Basha.
Basha gjithashtu theksoi se të gjitha kauzat e ngritura nga opozita janë vërtetuar, duke filluar nga kriminalizimi i politikës, te kanabizimi i vendit, e deri te afera 430 milionë euro e impianteve të përpunimit të mbetjeve.
“Ju e dini fare mirë që ne si demokratë në çdo betejë që kemi zhvilluar, në çdo arritje që kemi shënuar, kemi kërkuar dhe kemi marrë në masë të madhe mbështetjen e dy partnerëve strategjik pa të cilët ky vend zor do ta kishte të shkëputeshte qoftë dhe formalisht nga zgjedha e diktaturës komuniste dhe këto janë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Dhe me anë të këtyre aleatëve dhe këtij standardi, kemi arritur t’i largojmë jo pak por 300 zyrtarë, duke përfshirë deputet të Kuvendit e kryetar bashkish. Dekriminalizimi, e bënim dot pa atë? Faktor të rëndësishëm, partnerë, jo vetëm etikë, por edhe personal të Edi Ramës nga Tom Doshi tek Vangjush Dako. Shikoni si ka shpërthyer ujërat e zeza të kësaj qeverie. Të gjithë kauzat tona janë vërtetuar. Drejtësia e tyre, është vërtetuar. Sakrifica juaj për t’i dalë në ballë këtyre kauzave krah për krah njëri-tjetrit, në beteja pafund në këto vite, është vërtetuar. Ku e keni sot yllin në ngjitje Saimir Tahirin? Autorin e kriminalizimit të Policisë së Shtetit, të dhunës barbare të njerëzve të pafajshëm dhe të kanabizmit të Shqipërisë. Ku është? Tek 313-ta. Prit, se është vetëm fillimi. Ky tjetri që e ka mbiemrin Koka, por është bishti. Bishti i çfarë? I aferës më të madhe korruptive jo të Shqipërisë, po të Ballkanit në 30 vite. Kush prej jush nuk e di që këtu në këtë Ballkanin tonë, që nuk shquhet për integritet të administratave, që ka problem të madh korrupsioni. Kush prej jush nuk e di që ka pasur kryeministra që janë dënuar dhe sot mund të jenë dhe në azil etik se kanë blerë një benz 600 mijë euro, apo se kanë pasur një orë dorë të shtrenjtë që nuk e justifikonin dot. Gjithë ju e dini apo jo?Po kjo, 430 milionë euro. Kur filluam të flisnim për aferën, a kurset e opozitës, kështu e ka opozita, shikoni si ditë për ditë po dalin faktet” – tha Basha.