Lulëlzon kanabisi në Shqipëri, ja si ka evoluar kultivimi i drogës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lulëlzon kanabisi në Shqipëri, ja si ka evoluar kultivimi i drogës

13:21 | 17/02/2022
në Shqiperi
0

Duke folur në një takim sensibilizues në Prefekturën e Shkodrës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, deklaroi se “Qarku i Shkodrës renditet ndër qarqet apo zonat me risk të lartë në kultivimin e bimëve narkotike”.

Shifrat zyrtare të vetë policisë e dëshmojnë këtë. Gjatë vitit 2021, në këtë qark, ku përfshihen 5 bashki; ajo e Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vau-Dejesit, Pukës dhe Fushë-Arrësit, u evidentuan 211 vepra penale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, ose 162 raste më shumë se një vit më parë.

Në këtë veprimtari kriminale u përfshinë 156 autorë, 50 nga të cilët janë arrestuar, 33 janë ndaluar, 50 ndiqen në gjendje të lirë dhe 23 janë shpallur në kërkim.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kultivuesit dhe trafikantët e drogës duket se kontrollojnë tashmë jo vetëm zonat e thella malore, ku thuajse nuk ka prani të efektivëve të policisë, por edhe territore fare prane qytetit, ku po tentojnë të hapin “shtëpi bari” për kultivimin e bimëve narkotike.

Vetëm dy muajt e fundit, në territorin e bashkisë së Shkodrës janë zbuluar dy “shtëpi bari”, ku bimët narkotike rriten në mjedise të mbyllura, me llampa dhe sisteme ajrosje. Por, shifrat zyrtare të policisë, sipas drejtuesve vendor të Qarkut të Shkodrës, pasqyrojnë vetëm një pjesë të vogël të këtij fenomeni shqetësues në rritje.

Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, thotë se fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike mbështetet edhe nga kryetarë bashkish, punonjës të policisë ,apo të strukturave të tjera të pushtetit vendor, të cilët bashkëpunojnë me trafikantët.

“Nuk mund të kuptohet një kryetar bashkie, të cilin një trafikant e telefonon tre herë. Ç’a është ky kryetar bashkie? Kjo do të thotë se ky kryetar bashkie, që mban lidhje të vazhdueshme me trafikantë, nuk është në pozitën e duhur. Gjithashtu, nuk mund të jesh punonjës policie, kur pin e han me trafikantë. Përpara ligjit duhet të jemi njëlloj”, thotë ai.

Kryebashkiaku i Pukës thotë gjithashtu se, për t’i vënë fre fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike, duhen ndërprerë kontaktet e kryetarëve të bashkive dhe punonjësve të policisë me trafikantët e drogës.

Deklarata e fundit e kryebashkiakut të Pukës, bashki kjo krejtësisht malore ne veri te Shqipërisë, dëshmon për situatën konfuze dhe problematike në kontrollin e territorit dhe luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të drogës në vend.

Gjatë vitit të kaluar, kur edhe u shtuan rastet e kultivimit të bimëve narkotike në Qarkun e Shkodrës, u proçeduan penalisht për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzim krimi, 17 kryepleq të fshatrave, 9 inspektorë të mjedisit dhe pyjeve, 2 roje ujësjellësi si dhe 2 elektricistë.

Por, asnjëri prej tyre nuk u ndoq penalisht dhe as u dënua si bashkëpunëtor me kultivuesit dhe trafikuesit e drogës. Gjithashtu, nuk është proçeduar apo arrestuar asnje zyrtar i larte në të 5 bashkitë e qarkut, si dhe asnjë punonjës policie.

Prej më shumë se 20 vitesh, çdo fillim viti, policia nis fushatën sensibilizuese me zyrtarët vendor, fermerë, nxënës dhe studentë, për të parandaluar në kohë kultivimin e bimëve narkotike dhe, siç thuhet çdo vit, për t’a nxjerrë Shqipërinë nga harta e kultivimit të drogës. Por, këto fushata, nga viti në vit janë shndërruar në formale, pa efekt në ndërprerjen e zinxhirit të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë takimit sensibilizues me zyrtarët e lartë të policisë së shtetit, kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u shpreh se drejtuesit e bashkive janë partnerë me policinë në fushatën sensibilizuese dhe përpjekjet për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, por ata nuk mund të vihen nën presion për shpërdorim të detyrës. Zonja Ademi thotë se, këto fushata të përvitshme nuk kanë dhënë ndonjë rezultat në parandalimin e fenomenit.

“ Ndonjëherë, edhe pushteti vendor lodhet kur fushatat sensibilizuese nuk japin rezultat. Çdo fushatë është e vlefshme, por kur është ekstremisht formale, ajo nuk sjell një produktivitet. Ndaj, duhet të mësojmë nga ky proces, sepse nuk po arrijmë të parandalojmë vetëm me një fushatë sensibilizuese”, theksoi zonja Ademi.

Sipas zonjës Ademi është e nevojshme të përmirësohet infrastruktura për monitorimin e territorit.

Në Shqipëri, gjatë vitit të kaluar, kultivimi i marihuanës u spostua nga jugu drejt zonave qendrore dhe veriore të vendit. Sipas të dhënave të policisë shqiptare, në vitin 2021 u zbuluan dhe shkatërruan 164 mijë rrënjë cannabis sativa, ose 27 mijë më shumë se në vitin 2020.

Edhe të dhënat zyrtare nga fluturimet, e kryera me avion të specializuar të Guardia di Finanza-s italiane, flasin për një shtim të ndjeshëm të sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike. Janë mbi 37 hektarë dhe më shumë se 1100 parcela, të dyshuara se janë përdorur për të kultivuar bimë narkotike, sipërfaqja kjo më e madhja që nga viti 2016. /VOA

Etiketa: drogëShqiperi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Inzaghi flet mbas ndeshjes: Interi i barabartë si Liverpool, por pa fat

Inzaghi flet mbas ndeshjes: Interi i barabartë si Liverpool, por pa fat

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com