Situata pandemike në vendin tonë po shkon drejtë përmirësimit dhe të gjithë presim që të higjen kufizimet. Por më shumë në lidhje me këtë problematikë ka folur sot zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve gjatë një aktiviteti të Akademisë së Shkencave, Rakacolli tha se situata epidemiologjike në vend është e qendrueshme, megjithatë do të duhet që rastet të vijojnë të ulta në mënyrë që të rishikohen masat anti-Covid.
“Masat shkojnë në përputhje me situatën epidemiologjike. Ne i ndjekim me vëmendjen. Fatmirësisht situata epidemiologjike është e qëndrueshme në spitale dhe me një ulje në numrin e infektimeve. Lirimi i masave do të vijë nëse ky nivel i ulët i infektimeve do të qëndrojë të paktën për dy javë rresht”, tha ajo. Kujtojmë se në ditët fundit numri i të infktuarve në vendin tonë ka rënë ndjeshëm.