Një shqiptar është vënë në prangat e policisë Italiane, pasi është kapur duke shpërndarë drogë, e cila ishte e destinuar për tregun e të rinjve dhe adoleshentëve në Parma. Vlera drogës kapte shifrën rreth 100 mijë euro. 7-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë me dije, u ndalua nga policia për kontroll në zonën e Via Lago Verde, ku ju gjet në xhep kokainë dhe një thikë e vogël të cilën e përdorte për të prerë kokainën. Po ashtu me vete kishte edhe 400 euro cash në kartëmonedha, me siguri para që i kishte siguruar nga të ardhurat e drogës.
Në makinën e tij, brenda ndarjes së motorit, efektivët gjetën tre pakot e para të drogës. Megjithatë, pjesa më e madhe e drogës ishte fshehur në bodrumin e shtëpisë së tij, ku janë gjendur 11 kilogramë hashash. Droga, e shitur me pakicë për rreth 10 euro për gram, do të kishte sjellë të ardhura totale mbi 100 mijë euro. E gjitha e destinuar për konsumatorët e shumtë të rinj të Parmës. Ndërsa domenikani u arrestua të shtunën e 12 shkurtit, pasdite në zonën e stacionit hekurudhor. Në momentin që iu vunë prangat, 28-vjeçari sapo kishte zbritur nga një tren dhe po kthehej në shtëpi, aty ku kishte 1.3 kilogram drogë, kokainë dhe kanabis.