Një mjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 07:45, te rreth rrotullimi i Selitës. Mjeti ishte në lëvizje e sipër në momentin që mori flakë. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të shoferit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.