Vetëm disa javë para zgjedhjeve të 2 marsit, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se ditën e sotme do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Verifikimit.
Kjo mbledhje vjen një ditë pas përfundimit të afateve statutore për propozimin e kandidatëve për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Siç është i parashikuar në statutin e FSHF, Komisioni i Verifikimit do kryejë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve si dhe integritetit të kandidatëve.
Në përfundim të mbledhjes, FSHF nëpërmjet një njoftimi për shtyp do të bëjë me dije emrat e propozuar si kandidat për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv.