Personi që shihni në foto është Amaros Deda është 30- vjeçari i cili ndërroi jetë në spitalin e Lezhës pak minuta më parë, pasi ishte plagosur me armë zjarri. Burime për 27.al bëjnë me dije se i riu mbërriti në gjendje të rëndë në spital por si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë në kokë ka ndërruar jetë.
Ngjarja është raportuar rreth orës 15:15 në zonën e Shënkollit, në rrethana që nuk dihen ende. Policia njofton se dyshohet se Amaros Deda të jetë vetëvrarë. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.