Artemis Malo, është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky është një nga ndryshimet e radhës në qeveri të kryeministrit, Edi Rama. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave dhe mban firmën e kreut të qeverisë Edi Rama.
Kujtojmë se Artemisa Malo e ka mbajtur edhe më herët këtë post në dy vitet e para të mandatit të dytë të qeverisë Rama.
Në vitin 2019-të, Malo u bë deputete e qarkut të Gjirokastrës duke zëvendësuar Flamur Golemin pasi ky i fundit kandidoi në lokalet e 30 qershorit për bashkinë e Gjirokastrës.