Dy vajza të mitura, njëra 14 e tjetra 15 vjeçe janë dhunuar vazhdimisht nga babai i tyre në Gjakovë.
Rastin e ka konfirmuarzëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili tha se i dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit.
Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar nga nëna e vajzave e cila kishte deklaruar në Polici se bashkëshorit i saj kishte dhunuar njërën vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetrën në mënyrë të vazhdueshme.
Dy vajzat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokateve mbrojtes. Personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.