Një 31- vjeçar është vënë në prangat e policisë së Bulqizës pasi ka dhunuar fizikisht familjarët e tij. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Martanesh, ku motra e autorit ka marrë ne telefon dhe ka denoncuar dhunën e ushtruar nga vëllai ndaj saj dhe prindërve. Menjëherë pas marrjes së njoftimit është bëri i mundur arrestimi i shtetasit me iniciale I. M., 31 vjeç.
Vajza ka treguar se vëllai sillej gjithmonë agresiv ndaj saj dhe gjithmonë e kishte tejkaluar. Por këtë herë ai ka ushtruar dhunë në mënyrë barbare ndaj saj, madje dhe dhunë psikologjike e kërcënime.