Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi Ramën se është vetë ai urdhëruesi i përgjimeve. Gjithashtu i bëri thirrje të mos bëhet varrmihës i konsensusit sa i takon reformës në drejtësi.Berisha kwto deklarata i tha në një konferencë për median.
Sali Berisha: “Bën gabim fatal të përdorësh si mburojë Italinë, sepse është vepër e jotja urdhëruar nga ti dhe mercenarët e tu në polici. Rama ka përgjuar Nishanin Bashën e Metën dhe deputetë. Nëse ka një aferë minimale korruptive mes zyrtarëve të vegjël është për tu hetuar por nuk ka asnjë lidhje. Shkarkoi 2 oficerë të policisë se më informuan mua sa i takon arave me kanabis në Berat. Por mua s’më kanë informuar ata, më kanë informuar qytetarët. I bëj thirrje të mos bëhet varrmihës i konsensusit se historia do të dënojë në mënyrë të pamërishme.