Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji duke iu referuar Sali Berishës, deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se një person “non grata” në opozitë fuqizon Ramën që të jetë në pushtet të përjetshëm.
Ai ngriti pyetjen se si është e mundur që nuk është proceduar askush nga ish-qeverisja e Berishës, çka sipas tij tregon se gjithçka është teatër.
“Një person i shpallur “non grata” që ka akses në opozitë fuqizon Ramën që të jetë në pushtet të përjetshëm. Gjithë këta ministra të korruptuar, si ka mundësi që Rama nuk është marrë me një zyrtare të tyre. Ky është teatër. E dhëna publike është kjo. Pas 25 prillit mbështetësi kryesor ka qenë Sali Berisha. E gjithë përplasja ndodhi se do ishte i pezulluar nga grupi parlamentar, por s’ka ardhur një ditë në Parlament. Pse nuk procedohen këta, gjithë ish-qeverisja e PD-së?! Është teatër” – tha Salianji.