Diskutimet në Komisionin e Ligjeve mes banorëve dhe deputetëve që janë të pranishëm, po vazhdojnë ende.
Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndreca, sapo ka marrë fjalën i është drejtuar banores së Lagjes “5 Maji” Liza Marku e njohur si nënë Liza, duke i thënë se me fjalën e saj prej burrneshe në këtë seancë ia ka prerë gjunjët, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë diskutim me të.
“Nënë Liza s’kam asnjë diskutim me ty se origjina jote, fjala jote prej burrneshe këtu, mi ka pre gjunjët të flas. Unë jam Mirditor si ty dhe më kufizon. Ju ke bërë nder edhe të tjerëve se me ke hequr ca pyetje dhe duhet të ta dinë për nder këto 2 djemtë.
Dua t’iu vë në dijeni, po flas me këto se me ty nënë Liza skam asnjë konflikt, po më the to e lë fare diskutimin. Ne jemi në Komision të Ligjeve dhe ky komision ka rënë dakord që të thirrej kjo seancë dëgjimore. Mllefin që keni s’duhet të na e hidhni ne. Sepse unë personalisht s’kam qenë për këtë dëgjesë por ka qenë dhe vullneti i kryetares së komisionit (Klotilda Bushka) për ta bërë këtë dëgjesë” – u shpreh Eduart Ndreca.