Dy persona janë arrestuar sot pasi dyshohet se e kanë rrëmbyer një 33-vjeçar nga Drenasi duke e dërguar në Lipjan, ku mbi të ishte ushtruar dhunë dhe forma të ndryshme.
Policia e Kosovës bën me dije se dy të arrestuarit janë E. S, 24 vjeç dhe Gj. S 55 vjeç. Rasti dyshohet të ketë ndodhur më datë 26.01.2022, rreth orës 22:45, në fshatin Shtrubullovë të komunës së Drenasit, ku dyshohet se një person është rrëmbyer nga disa persona.
Viktima, 33 vjeç, pasi ishte rrëmbyer, ishte dërguar në një vend në komunën e Lipjanit, ku më pas ndaj tij ishte ushtruar dhunë dhe forma të ndryshme të kanosjes.
Pas arrestimit, me vendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.