Një aksident i rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Burime bëjnë me dije se tre persona kanë mbetur të plagosur në aksin Shkodër-Velipojë.
Shoferi dhe dy pasagjerët që u plagosën nga aksidenti janë dërguar në spital për ndihmë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se është shpejtësia përtej normave të lejuara dhe shkelja e sinjalistikave rrugore.
Policia pritet të vijë me një njoftim zyrtar për të zbardhur ngjarjen dhe identitetet e personave të plagosur. Ndërkohë, grupi hetimor pas njoftimit ka shkuar në vendin e ngjarjes.