14 persona kanë përfunduar në komisariatin e Policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Paraprakisht bëhet me dije se ky grup ka qenë nën monitorim e në përgjim prej dy vitesh nga Prokuroria e Matit.
Ende nuk janë zbardhur emrat e personave të prangosur apo të të shpallurit në kërkim.
Nuk dihen detaje në lidhje me sasinë e drogës që mund të ketë trafikuar ky grup, destinacionet apo itinerarin që mund të kenë ndjekur në lidhje me trafikun e lëndës narkotike. Policia e Matit nuk ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin