Një gomone e vjedhur në Korfuz të Greqisë është gjetur pranë kanalit të Çukës në Sarandë.
Policia: Mjeti lundrues gomone me mbishkrimin “JUMBLY R”, u konstatua rreth orës 10:15, në lagjen nr.1 Sarandë, në një rrethinë pranë kanalit të Çukës, mbi Mandrën (pikën përpunimit të inerteve) e shtetasit F.Sh., me përmasa 7.5 m e gjatë dhe 4 m e gjëre, me motor të makës “Jamaha 250 CC”. Ky mjet lundrues rezulton i vjedhur një ditë më parë, në Korfuz – Greqi.
Policia po kryhen veprimet proceduriale të mëtejshme.