Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen ku luhej sfida e prapambetur mes Leçes dhe Viçencës. Skuadra e Kastriot Dermakut, fitoi me shifrat 2-1 dhe u ngjit përsëri në krye të renditjes së Serisë B, duke qenë pretendente kryesore për kthimin në A në edicionin e ardhshëm.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një përplasje në fundin e sfidës. Majer i Leçes nisi një zënkë verbale me Mexhorinin e Viçencës dhe ky i fundit shihej teksa i thoshte “ç’hyn këtu mamaje ime, trego respekt”.
Më pas ai filloi të qante me dënesë në fushën e lojës, në një skenë e cila tërboi shokët e skuadrës së tij që iu vërsulën futbollistit të Leçes, ndërsa Mexhiorini përmbahej me vështirësi.
Për ta ngushëlluar shkuan gjyqtari i sfidës dhe kapiteni kundërshtar, Luçioni, të cilët bënë që situata të qetësohej e mbyllej në mënyrë të pazakontë ky duel.
Vetëm më vonë u mësua se Mexhiorini ishte prekur nga fyerjet që kishte lëshuar Majer në adresë të tij, duke i përmendur mamanë, e cila ishte ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë dhe kjo kishte sjellë reagimin e tillë të sulmuesit të Viçencës./panorama sport