ERRU miraton metodologjinë e re për tarifimin e ujit, paralajmërohet rritje e çmimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ERRU miraton metodologjinë e re për tarifimin e ujit, paralajmërohet rritje e çmimit

08:04 | 27/01/2022
në Shqiperi
0

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka miratuar metodologjinë e re e cila do të zbatohet në vazhdim sa herë të aplikohet nga ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve për rishikim të tarifave. Referuar dokumentit të bërë publik nga ky institucion i cili ka hyrë në fuqi qysh këtë muaj, ndërmarrjet do të duhet të kenë plane të qarta biznesi disavjeçare. Sipas metodologjisë së re përcaktohen saktë rastet se kur mund të aplikohet për tarifë, mënyra sesi bëhet përcaktimi i saj dhe kostot që merren parasysh. Konkretisht ERRU ka sqaruar shoqëritë UK deri tani në aplikimin e tyre për tarifa pranë tij kanë synuar kryesisht mbulimin deri në 100% të kostove të operim mirëmbajtjes.

“Një numër mjaft i vogël shoqërish kanë synuar që të mbulojnë me tarifa edhe një përqindje të kostove totale ku përfshihen edhe kostot e amortizimit, të interesave dhe të pricipalit të huave apo kredive të financuara nga donantorët e huaj. Janë pothuajse të përjashtuara rastet kur shoqëritë kanë aplikuar pranë ERRU-së që me tarifat e shërbimeve të mbulojnë në të ardhmen edhe nevojat e planifikuara për investime fizike. Ky është faktori kryesor që ERRU në vendosjen e tarifave ka aplikuar metodën “Kosto Plus” me periudhë rregullatore 1 vjeçare” thuhet në shpjegimin e Entit për metodologjinë.

Enti ka pranuar se gjendja aktuale dhe nevoja e përmirësimit të performancës së sektorit kërkon një konceptim më të avancuar të metodologjisë së vendosjes së tarifave nga ERRU. Por ndër reshta shihet qartë se nevoja e lartë për investime në sektor nuk do të mund të mbulohet vetëm me mbështetjen e buxhetit, donatorëve apo tarifave aktuale ndaj rritja e tyre është e pashmangshme. “Metodologjia e avancuar e “Çmimit Tavan” si pjesë e kësaj metodologjie kërkon domosdoshmërisht që shoqëria të ketë një Plan Biznesi 5 Vjeçar që synon përmbushjen e kërkesave të mësipërme për sektorin e UK, si dhe të kushteve që përmbajnë Direktivat Evropiane për ujin e pijshëm dhe për ujërat e ndotura.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Nga ana tjetër, referuar vlerësimit të nevojave për investime në sektor përcaktuar në Master Planin Kombëtar, dokumenti-projekt i Strategjisë Kombëtare të Financimit të Sektorit të Ujësjellës Kanalizimeve parashikon që krahas kontributeve nga buxheti i shtetit dhe donatoreve të huaj, një pjesë e mirë e tyre të mbulohet nga rritja e tarifave të shërbimeve” thuhet në dokument.

I njëjti saktëson se aplikimi i metodës së re të rishikuar që ka parasysh financimin e komponentit të investimeve me anë të tarifave, do të kontribuojë mjaft për rinovimin e aseteve me anë te përfshirjes në kostot të komponentit të amortizimit duke eliminuar rrezikun e vjetërimit të aseteve në sistemet e ujësjellësve dhe kanalizimeve të ujërave të ndotura.“Përdorimi i metodologjisë se rishikuar do të mundësoje gjithashtu edhe në mbulimin pjesërisht ose plotësisht të nevojave për investime të aseteve për zgjerimin e shërbimeve në zonën e shërbimit. Duke pasur parasysh gjendjen dhe specifikat e sektorit e të shoqërive UK që operojnë në të, metodologjia e rishikuar e vendosjes së tarifave supozon ende edhe përdorimin e metodologjisë së mëparshme “Kosto Plus” për shoqëritë që ende nuk propozojnë të mbulojnë mbi 100% të kostove O&M. Për shoqëritë e tjera do të përdoret metodologjia e re e “Çmimit Tavan”, e cila domosdoshmerisht është e bazuar në një Plan Biznesi 5 Vjeçar të shoqërisë UK” vlerëson Enti.

Metodologjia ka të përcaktuar edhe formulën që do të përdoret për tarifat ku ERRU saktëson se shoqëria llogarit dhe justifikon përbërësit vjetorë të tarifave për periudhën rregullatore në përputhje me këtë metodologji për secilin nga shërbimet e rregulluara, përfshirë kostot e pranuara operacionale, numrin e klientëve dhe vëllimet e shërbimit. “Shoqëria ka të drejtë të propozojë tarifa fikse dhe volumetrike për shërbimet e furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe të trajtimit të ujrave të ndotura. Nëse propozohet tarifë fikse, kostot e pranuara operacionale ndahen midis tarifës fikse (deri ne 30%*) dhe tarifës volumetrike (jo më pak se 70%). Kostot kapitale llogariten vetëm për tarifën volumetrike të shërbimit të rregulluar kur shoqëria mbulon mbi 100% kostot e pranuara oparcionale por të dhënat për këto kosto do të raportohen në çdo aplikim. Shoqëria mund të propozojë nivel më të ulët të të ardhurave nga tarifa volumetrike se sa të ardhurat e nevojshme të llogaritura për mbulimin 100% të kostove kur kjo justifikohet bazuar në kriteret e vendosjes së tarifave që përdor ERRU në këtë metodologji” thuhet në metodologji. /Monitor/

Etiketa: çmimeERRUtarifaujë

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Bejko për Tritan Shehun: Shkruan paçavure, kur vetë doli më pak i votuari

Bejko për Tritan Shehun: Shkruan paçavure, kur vetë doli më pak i votuari

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com