Këshilli për Legjislacionin miratoi sot raportin për ndryshimet kushtetuese që parashikojnë zgjatjen e afateve për institucionet e vettingut. Raporti i miratuar në mbledhjen e sotme pritet të kalojë për votim në seancë plenarë. Raporti u miratua në Këshillin e Legjislacionit vetëm nga deputetët e maxhorancës, pasi PD e LSI nuk morën pjesë në mbledhje. Kujtojmë se në pranverën të këtij viti KPK i mbaron afati për të drejtuar procesin e vettingut dhe sipas Kushtetutës këtë kompetencë duhet ta marrin KLP dhe KLGJ.
Por, pak kohë më parë mazhoroanca propozoi zgjatjen e afatit të mandatit për KPK, në mënyrë që këtë proces ta përfundoj po ky institucion, duke qenë se ai e nisi. Vlen të përmendet se KPK është kritikuar disa herë nga institucionet ndërkombëtare që po mbikëqyrin zbatimin e reformës në drejtësi në vendin tonë. Ato janë shprehur se KPK ka vonuar në proces dhe shpesh herë ka bërë tolerime.