Erion Veliaj duket s epo merr hak ndaj kreut të FSHF, Armand Duka, pas publikimit që ata i bënë një videoje zanore, ku kryebashkiaku iu bënte presion dhe fliste me një gjuhë vulgare. Nuk kanë kaluar shumë orë dhe Veliaj me ndihmën e qeverisë ka futur në lojë policinë dhe Drejtorinë e Tatime, pasi këto të fundit kanë zbarkuar te bizneset e kreut të FSHF-së Armand Duka.
Kontrollet vijnë pas sulmit të nisur ndaj tij nga kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për zgjedhjen e Presidentit të FSHF-së. Mësohet se kanë shkuar për kontroll plot 15 efektivë të hetimit tatimor.