Trajneri i Totenhemit, Antonio Konte ka pranuar dominimin e Çelsit kundër drejt skuadrës së tij, gjë që e tregon dhe rezultati brenda 3 javësh.
Konte shprehet se humbja e 3 ndeshjeve brenda 10 ditësh, tregon se kundërshtari është më i fortë. Po ashtu ai nuk harrojë që të vlerësoj lojtarët e tij për ndeshjen e mirë që bënë.
“Është i njëjti mendim si i ndeshjeve të fundit. Unë isha shumë i qartë. Në këtë moment diferenca mes Totenhemit dhe Çelsit është shumë e thellë.
E thashë këtë përpara se të humbnim tri ndeshje në 10 ditë dhe kjo tregon se kundërshtari është më i fortë se ti në çdo aspekt. Por, unë jam krenar për lojtarët e mi, sepse bënë një ndeshje të mirë.
Ndonjëherë nuk mjafton të japësh 100%. Ka shumë pika ku ne duhet të përmirësohemi, jo vetëm në fushë, po në të gjitha aspektet.
Për Çelsin ishte një ndeshje e vështirë dhe ne duhet të vazhdojmë kështu. Jemi në një pozicion të mirë në tabelë dhe shpresojmë që të qëndrojmë deri në fund. Nuk e konsideroj merkaton diçka shumë të rëndësishme. Nëse do të shfaqet mundësia, unë kam folur me klubin dhe ata e dinë vizionin tim”, tha italiani.