Një stuhi e rrallë bore në të cilën vërehet aktiviteti tipik elektrik (rrufeja dhe bubullima) do të godasë Greqinë dhe vendet e tjera të rajonit.
Ky fenomen regjistrohet kryesisht në zonat me rryma të forta në rritje brenda sektorit të ftohtë të skutave barometrike, nga vjeshta në pranverë, kur temperaturat sipërfaqësore kanë shumë gjasa të jenë afër ose nën 0°C. Gjatë fenomenit, përveç reshjeve të borës, në disa pjesë të stuhisë vërehet shpesh edhe breshër.
Fenomeni i rrallë, sipas meteorologëve grekë pritet të prekë Atikën në orët në vijim. jo nuk është hera e parë që fenomeni i rrallë shfaqet në vendin fqinj. Në vitin 2019, në Kounavos, Heraklion, Kretë, pati një stuhi dëbore.