Një zyrtare e lartë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar sot se më e keqja përsa i përketë pandemisë nuk ka kaluar ende.
Maria van Kerkhove bëri paralajmërimin në një kohë kur një sërë shtetesh po shënojnë ulje të rasteve me Covid-19, pas numrit të lartë të rezultuar me varianti Omicron.
Duke folur me Sophie Raëorth në BBC One, zyrtarja e OBSH tha: “Ju mund të jeni jashtë valës së fundit të Omicron. Në shumë vende si Britania e Madhe, që ka një nivel të lartë të imunitetit të popullsisë nga infeksioni dhe mbulimi i vaksinave, do të shihni një ndryshim në vazhdim. Jeni në një fazë tjetër të pandemisë.
“Megjithatë nga 10 miliardë doza vaksinash që janë administruar deri më sot, ka ende 3 miliardë njerëz që presin dozën e tyre të parë…Është një problem global dhe duhet ta trajtojmë me zgjidhje globale.”
Ajo shtoi: “Nuk do të përfundojë me këtë valë të fundit me Omicron, dhe nuk është varianti i fundit për të cilin do të dëgjoni të flasim”