Atletja shqiptar Luiza Gega e ka nisur vitin 2022 në mënyrën më të mirë të mundshme dhe na ka bërë sërish krenarë. Ajo ka siguruar një biletë për Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura që zhvillohet muajt e ardhshëm në Beograd.
Gega ka marrë pjesë sot në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura në “Manchester Ëorld Indoor Tour” në Angli, një nga etapat kualifikuese për pjesëmarrjen në Botëror dhe ia ka dalë të arrijë normën që ishte fokusi i saj në këtë aktivitet.
Norma për pjesëmarrjen në Botëror ishte 8.49.00 dhe ajo doli e dyta me kohën 8:47.53 në këtë garë. Sipas trajnerit Taulant Stërmasi. për ta bërë këtë, Gega u desh që të diktonte ritmin për pjesën më të madhe të garës, pasi në startin e saj kishte një kohë shumë të ngadaltë nga garueset