Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Dishnicë të Korçë, për pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:15, ndërsa si pasojë e flakëve në banesën e personit të identifikuar me iniciale I.B., ka marrë djegie trupore vajza e tij, K.B, e cila ndodhet në spitalin rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e parë mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen e rrethanave të saj dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.