Një punonjës i policisë së Kukësit, ka rënë sot në “rrjetën” e SPAK. Bëhet me dije se efetktivi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Sipas njoftimit të SPAK, shtetasi SH.Ç me detyrë punonjës policie, specialist zone në Komisariatin e Policisë Kukës, i ka kërkuar rryshfet shtetasit me inicialet A.S, me qëllim që të mos referonte në prokurori largimin e tij nga banesa, edhe pse ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në datën 13 janar të këtij viti, dhe arrestimi i policit është bërë pas ndërhyrjes së SHÇBA-së.