Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur ditën e sotme në Indi, pasi treni ka dalë nga shinat dhe është përplasur keq. Mësohet se shtatë persona kanë humbur jetën dhe me dhjetëra të tjerë, për shkak të përplasjes së fortë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Noynaguri, në Bengalin lindor. 45 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, 23 prej tyre në gjendje kritike për jetën. Mediat e huaja bëjnë me dije se, treni kishte 12 vagonë dhe në to ndodheshin rreth 1000 persona, shumica e të cilëve po shkonin në spitalin Sadar, pasi kishin vizita. “Ne ndjemë një goditje, shumë të mprehtë. Vagoni filloi të bjerë dhe ne u kthyem papritur”, thotë një pasagjer, i cili shpëtoi për mrekulli.
Forcat policore po punojnë për të nxjerrë personat e tjerë që kanë mbetur brenda vagonëve, ndërsa paralajmërohet se numri i viktimave mund të rritet.