Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar një konferencë për mediat, mëngjesin e sotëm në orën 10:30. Kjo mbledhje vjen në një moment kur shifrat e infektimeve janë rritur ndjeshëm si pasojë e variantit Omicron që ka mbërritur në vend.
Shifrat rekord të ditëve të fundit vijnë gjithashtu edhe pas festave të fundvitit, ku kujtojmë se në natën e ndërrimit të viteve nuk pati orë policore duke rritur grumbullimet masive.
Pritet që Komiteti i Ekspertëve të njoftojë sot shtrëngim të masave ekzistuese. Një gjë e tillë u paralajmërua disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se rishikimi i masave është i nevojshëm, gjë që e ka konfirmuar edhe ministrja Manastirliu.