Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetarët e Librazhdit ditën e sotme. Bëhet me dije se, një 36-vjeçar ka sulmuar me thikë dy persona të tjerë duke iu shkaktuar plagë. Pasi kësaj policia ka shkuar në vendngjarje dhe i ka vënë prangat autorit.
Sipas të dhënave paraprake Të lënduar mbetën personat me inicialet M.P, 30-vjeç dhe R.B, 32-vjeç, të dy banues në Librazhd. Pasi morën mjekimin në spital, dy të rinjtë u dërguan në banesat e tyre. Mësohet se sherri ka ndodhur për arsye banale dhe në debate e sipër 36-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka sulmuar dy të rinjtë.
Policia ka sekuestruar armën e krimit dhe ka shoqëruar në komisariat autorin për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes.