Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në aksin Podujevë-Prishtinë. Mediat vendase bëjnë me dije se dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i tretë ka vdekur në QKUK, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor, bashkë me 8 të lënduarit e tjerë.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se nga aksidenti i djeshëm ku ishin të përfshira tre makina, kanë mbetur të lënduar edhe tetë persona tjerë.
Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore dhe ndihmës së shpejtë ka dalë edhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion.