Rama, shpend grabitqar që i vërsulet një preje të kollajtë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama, shpend grabitqar që i vërsulet një preje të kollajtë

10:07 | 10/01/2022
në Kryesore
0

Nga Mustafa Nano

Edi Rama organizoi një komunikim live me demokratët, dhe u kërkoi atyre “të bëhen me të”!!! Unë fillimisht nuk u besova veshëve, dhe m’u desh një copë herë të bindesha se lajmi ishte i vërtetë. Sepse m’u duk një gjest krejt i pagjetur e i pavend.

Shoqëria shqiptare është duke vajtuar prag-vdekjen e opozitës, dhe po pret që demokratët, dikush a disa prej tyre, të bëhen të gjallë për t’i dalë zot asaj partie, dhe ja, na del kryeministri, na “i mbledh” demokratët, dhe u bën thirrje t’i bashkohen atij.

Read more

Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023 –

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt –

I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën –

Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por… –

Çfarë ndërhyrje furacake, paternaliste, burracake e provokative! Kryeministri m’u duk si një shpend grabitqar që i vërsulet një preje të kollajtë.

Pastaj, është edhe diçka tjetër. Rreshtimi politik është një gjë me vlerë në këtë botë, që ka të bëjë me emocionet, familjet, traditën, vizionin tonë mbi botën, interesin apo ku di unë çfarë tjetër.

Identiteti politik është një element shumë i rëndësishëm i identitetit tonë në përgjithësi. Si u konvertuaka robi, fap, si me magji?

Si u shndërruaka njeriu kështu, sa hap e mbyll sytë, nga demokrat në socialist? Kësaj i thonë t’i trajtosh njerëzit si lecka, që munden me ra fare pa të keq në duart e kujtdo.

Për të gjithë ata që në “komunikimin e kryeministrit me demokratët” nuk kanë parë ndonjë gjë të keqe: “Është vetë ‘komunikimi i kryeministrit me demokratët’ që është absurd”.

Për çfarë e bëri këtë komunikim? Për t’i ngushëlluar? Për t’u thënë “të rroni vetë”? Jo, e bëri për t’u thënë: “bëjini naftën opozitës, nuk ka kuptim të rrini me atë farë opozite, shfrytëzojeni këtë rast e bëhuni me mua, etj., etj.”. Ky ishte mesazhi më i gabuar në këtë moment.

Dhe është e gjitha një qasje paternaliste që buron prej të vetëndjerit e tij si baba i kombit, e ndoshta-ndoshta (thellë-thellë) edhe prej të konceptuarit të opozitës si një “pain in the butt”.

Përsëris: Unë e gjeta shumë të gabuar “këtë komunikim të kryeministrit me demokratët”.

Etiketa: edi ramaMustafa Nano

Të Lidhura

Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023 –

Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023 –

nga 27
15:33 | 30/05/2026
0

Në një raport të ri, Ministria e Brendshme Franceze thotë se aktet antifetare godasin lirinë e ndërgjegjes dhe ushtrimin e...

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt –

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt –

nga 27
13:37 | 30/05/2026
0

Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe...

I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën –

I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën –

nga 27
13:29 | 30/05/2026
0

Juristi Jordan Daci ka reaguar pasi emri i tij u përfshi në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë...

Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por… –

Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por… –

nga 27
13:21 | 30/05/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua delegatëve në Kuvendin Kombëtar të PD-së me një fjalim ku vlerësoi qëndresën...

Para
Liroi 4 personat e skandalit të pagave, gjyqtari u akuzua edhe për Aldo Baren

Liroi 4 personat e skandalit të pagave, gjyqtari u akuzua edhe për Aldo Baren

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023 –

Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023 –

15:33 | 30/05/2026
Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt –

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt –

13:37 | 30/05/2026
I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën –

I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën –

13:29 | 30/05/2026
Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por… –

Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por… –

13:21 | 30/05/2026
Nga Stresi, djali i Olldashit, te vajza e Nishanit dhe Azem Hajdari, ja kandidatët për Këshillin e ri Kombëtar të PD –

Nga Stresi, djali i Olldashit, te vajza e Nishanit dhe Azem Hajdari, ja kandidatët për Këshillin e ri Kombëtar të PD –

12:55 | 30/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023 –
  • Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt –
  • I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën –
  • Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por… –
  • Nga Stresi, djali i Olldashit, te vajza e Nishanit dhe Azem Hajdari, ja kandidatët për Këshillin e ri Kombëtar të PD –
  • Prona jonë, e drejta jonë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023 –
  • Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com