Çmimin Kombëtar të Letërsisë e fiton Flutura Açka për librin “Biri” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimin Kombëtar të Letërsisë e fiton Flutura Açka për librin “Biri”

06:22 | 21/12/2021
në Gossip, Kryesore
0

Read more

E vështirë për t’u përballuar –

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

Në një aktivitet gala, me pjesëmarrjen e aktorëve Viktor Zhusti, Luiza Xhuvani dhe Vasjan Lami, nën kujdesin e veçantë të zonjës Elva Margariti, Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndanë Çmimet Kombëtare të Letërsisë, për vitin 2020, për veprat më të mira në gjininë e prozës, poezisë, librit studimor, librit për fëmijë dhe përkthimit.
Motivacionet për fituesit e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, 2020:
1. Çmimi Kombëtar i Letërsisë për kategorinë “Proza më e mirë e vitit”
I jepet shkrimtares Flutura Açka, për librin “Biri”, për një rrëfim që shkon në zemër të lidhjes së epërme mëmë-bir, duke u kthyer në një thirrje universale mbi ruajtjen e kujtimeve, si një pasuri që e përsos gjithnjë individin.
2. Çmimi Kombëtar i Letërsisë për kategorinë “Vëllimi poetik më i mirë i vitit”
I jepet shkrimtarit Bardhyl Londo me “Prill i hidhur”, për gjuhën e sigurt, me të cilën ndërton peizazhe të padukshme të shpirtit njerëzor, ravijëzimin e mendimit të një kohe, e cila përsëritet plot kulturë dhe mendim.
3. Çmimi Kombëtar i Letërsisë për kategorinë “Përkthimi më i mirë i vitit”
I jepet përkthyesit Granit Zela, me librin “Lepur, vrapo” (John Updike), për shqipërimin mjeshtëror, duke sjellë me realizëm dhe forcë emocionale përmbajtjen dhe ngarkesën figurative të origjinalit, karakteret dhe botën e tyre të brendshme, ku “realja” njehsohet me imagjinaren, përmes një fondi të pasur fjalori me saktësi të lartë semantike dhe kulturë gjuhësore, por gjithmonë besnik i veçorive stilistike dhe i shestimeve të shkrimtarit.
4. Çmimi Kombëtar i Letërsisë për kategorinë “Vepra studimore/eseistike/publicistike më e mirë e vitit”
I jepet autorit Artan Fuga me veprën “Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë”, për stilin përmes të cilit ndërton historinë e shoqërisë shqiptare pas vitit ‘90, duke analizuar e reflektuar mbi transformimet e thella. Një vepër-studim, e cila shënjon një qasje të re në mendimin sociopolitik shqiptar.
5. Çmimi Kombëtar i Letërsisë për kategorinë “Letërsia për fëmijë/të rinj më e mirë e vitit”
I jepet autores Persida Asllani me librin “Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve”, për stilin që rindërton traditën, duke sjellë përmes një fabule universale një rrëfim edukativo-letrar plot ngjyra.
6. Çmimi honorifik “Muza” i jepet poetit Petrit Ruka
Poet i thellësive të shpirtit njerëzor, i dashurisë dhe dhimbjes, që me kalin e bardhë të poezisë tejkaloi çdo kufi kohor e hapësinor, që na mrekulloi me bukurinë e baladës, duke ngjizur traditën te modernia, me rrënjë të ngulura thellë në tokën e të parëve, e kryet gjer në re, në kërkim të hapësirave të reja shprehëse.
Etiketa: Çmimin Kombëtar të Letërsisë e fiton Flutura Açka për librin “Biri”Elva MargaritiFlutura Açkalibri “Biri”Luiza Xhuvanipetrit rukaQendra kombetare e librit dhe leximitVasjan Lamiviktor zhusti

Të Lidhura

E vështirë për t’u përballuar –

E vështirë për t’u përballuar –

nga 27
13:54 | 06/04/2026
0

Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta edhe në transportin ndërqytetas në Korçë. Së fundmi,...

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

nga 27
13:50 | 06/04/2026
0

Brenda këtij muaji pritet të hyjë në fuqi aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë, duke i dhënë fund periudhës së...

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

nga 27
13:18 | 06/04/2026
0

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur një protestë, e nxitur nga fakti që nuk u lejohet ta mbajnë...

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

nga 27
12:49 | 06/04/2026
0

Një punonjës i kompanisë telefonike ONE është gjetur pa ndjenja pranë antenave të Midës në Fushë-Arrëz, ku kishte shkuar për...

Para

Kontakti i Ramës me oligarkët, dorëhiqet Ëngjëll Agaçi?

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E vështirë për t’u përballuar –

E vështirë për t’u përballuar –

13:54 | 06/04/2026
Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

13:50 | 06/04/2026
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

13:18 | 06/04/2026
Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

12:49 | 06/04/2026
Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

12:42 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • E vështirë për t’u përballuar –
  • Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –
  • Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –
  • Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –
  • Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –
  • Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E vështirë për t’u përballuar –
  • Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com