Kreu i Partisë Demokratike në një konferncë për shtyp sqaroi qëndrimin e PD-së dhe kushtet e saj për miratimin e Reformës në Drejtësi. Lulzim Basha tha se është dhe do të mbetet kusht i demokratëve moskapja e sistemit të Drejtësisë nga insitucionet shtetërore
“Ashtu sikundër në takimin me Ramën shpjegova qartësisht qëndrimin e PD që është dhe mbetet i pandryshuar. PD mbështet Reformën në Drejtësi që do të pastrojë sistemin e drejtësisë. Parakusht moskapja e sistemit të drejtësisë. Jemi gati ta mbyllim këtë kapitull pas këtij kushti. Asnjë alibi, asnjë vonesë, asnjë taktikë nuk ka bërë PD-ja për të bllokuar këtë proces.”
Lidhur me futjen në kalendar të draftit të Reformës Basha tha se pranon ndjesën e Metës, por mendon se ky është një akt politik dhe jo një gabim teknik.
“Këtë i shpjegova edhe sot Metës. Ai më kërkoi ndjesë për futjen e turpshme në kalendarin e Kuvendit të Reformën në Drejtësi. E pranoj ndjesën, por mendoj se ishte një akt politik sot e gjithë ditët.”
Basha tha se me kreun e Kuvendit ka rënë darkord për bashkëbisedim dhe arritjen e një marrëveshje në përputhje me atë që thotë Komisioni i Venecias dhe se PD është e hapur dhe negociuese edhe nëse dita e takimit përkon me ditëlindjen e kryetarit të Partisë.
“Nëse kërkohet bashkëbisedim në përputhje me Komisionin e Venecias PD e ka edhe të djelën edhe ditën e ditëlindjes time, sepse kjo është më e rëndësishme se gjithçka.”