Stevo Pendarovski ka arritur në Prishtinë. Presidentja Vjosa Osmani, e ka pritur me ceremoni shtetërore Presidentin e Maqedonisë së Veriut. Ceremonia e pritjes është duke u zhvilluar në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Pas pritjes shtetërore Stevo Pendarovski do të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani. Pendarovski do të pritet në takim edhe nga kreu i Kuvendit Glauk Konjufca. Në fund të bisedimeve do të mbahet një konferencë për mediat.
Kjo është vizita e parë e Pendarovskit në Kosovë që nga marrja e detyrës më 2019.