AlbanianPost, e analistit Baton Haxhiu, ka listuar dy pasardhësit e mundshëm të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në artikull nga kjo medie përmenden dy emra, ministrja Belinda Balluku dhe zëvendësi i vetë kryeministrit Edi Rama, Arben Ahmetaj. AlbanianPost shtron pyetjet: Koha për një njeri të besuar si Arben Ahmetaj që udhëhoqi rindërtimin në rang kombëtar?! Apo Rama do të dëshirojë një mandat të katërt që ndërlikohet prej konsumit politik.
“Mëngë-shpërvjelur, karizmatik, afërmendsh një politikan i kohës por tanimë historiku i Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës ka mbërritur në një moment të zëshëm. Mëhallat e Tiranës kumbojnë në historinë e kryeqytetit si qytet – ngjashëm me hijen e traditës profetike së kryeministrit përbri postit të kryebashkiakut. Logjika brenda Partisë Socialiste ka provuar se nga kryeministër i qytetit (titull që përfton kryetari i bashkisë më të madhe për numër banorësh dhe buxhet) vendoset një bazë e fortë për kryeministër të Shqipërisë. Për analistët, zvetënimi i figurës së Saimir Tahirit brenda PS-së, ka vështirësuar hierarkitë e garës. Koha për një grua në krye të bashkisë–Belinda Balluku?!
Koha për një njeri të besuar si Arben Ahmetaj që udhëhoqi rindërtimin në rang kombëtar?! Apo Rama do të dëshirojë një mandat të katërt që ndërlikohet prej konsumit politik. Kjo është dilema që ngrin buzët e socialistëve. Kush do të jetë e ardhmja e Kryeministrit të Tiranës? Veliaj është krahasuar shpesh me një figurë të përafërt politike dhe tipologjie si kryeministri kanadez, Justin Trudeau. Por, në thelb krijohet një ndasi shumë e madhe midis traditës së familjes “Trudeau” dhe një figure që erdhi nga aktivizmi drejt pushtetit. “Jam rritur në Tiranë, në zonën e shkollës ‘Mihal Grameno’. Në atë kohë, pallatet bëheshin me punë vullnetare. Të dy prindërit e mi kanë qenë ushtarakë. Mamaja ime është me origjinë nga Vlora. Babai i saj ka qenë ushtarak”, kujton fillimisht ai. Sa i përket fëmijërisë, Veliaj rrëfen se ka qenë periudhë e bukur, por jo komode”, citohet në artikuill ndër të tjera.